1Në vitin e parë të Kirit, mbretit të Persisë, me qëllim që të realizohej fjala e Zotit që u shqiptua nga goja e Jeremias, Zoti nxiti frymën e Kirit, mbretit të Persisë, të nxirrte një dekret për të
2"Kështu thotë Kiri, mbret i Persisë: Zoti, Perëndia i qiejve, më ka dhënë tërë mbretëritë e dheut. Ai më ka urdhëruar t'i ndërtoj një shtëpi në Jeruzalem, që është në Judë.
3Kush nga ju i përket popullit të tij? Zoti, Perëndia i tij, qoftë me të; le të shkojë në Jeruzalem, që ndodhet në Judë, dhe të rindërtojë shtëpinë e Zotit, Perëndisë të Izraelit, Perëndia që është në Jeruzalem.
4Njerëzia e çdo vendi, ku ndonjë jude që ka shpëtuar banon ende, ta furnizojë atë me argjend, me ar, me të mira dhe me bagëti përveç ofertave vullnetare për shtëpinë e Perëndisë që është në Jeruzalem".
5Atëherë kryetarët e familjeve të Judës dhe të Beniaminit, priftërinjtë dhe Levitët, bashkë me ata të cilëve Perëndia u kishte zgjuar frymën, u ngritën për të shkuar të rindërtojnë shtëpinë e Zotit që është në Jeruzalem.
6Tërë fqinjët e tyre i ndihmuan me sende argjendi, ari, me të mira, me bagëti dhe me gjëra të çmuara përveç gjithë ofertave vullnetare.
7Edhe mbreti Kir nxorri jashtë veglat e shtëpisë të Zotit që Nebukadnetsari kishte marrë me vete nga Jeruzalemi dhe i kishte vënë në tempullin e perëndisë të tij.
8Kiri, mbret i Persisë, i nxorri jashtë me anë të Mithredathit, përgjegjësit të thesarit, dhe i numëroi përpara Sheshbatsarit, princit të Judës.
9Ja numri i tyre: tridhjetë legena prej ari, një mijë legena prej argjendi, njëzet e nëntë thika,
10tridhjetë kupa ari, katërqind e dhjetë kupa argjendi të dorës së dytë dhe një mijë veglat të tjera.
11Tërë sendet prej ari dhe argjendi ishin pesë mijë e katërqind. Sheshbatsari i solli të gjitha, bashkë me të mërguarit që u kthyen nga Babilonia në Jeruzalem.
Albanian Bible 절을 누르면 복사·공유·형광펜·메모를 쓸 수 있습니다. 점선 낱말은 교회백과 문서로 이어집니다.
이 장에 11절
1 / 10장
본문은 Albanian Bible(알바니아어) — getbible.net(CrossWire SWORD 모듈)에서 가져옴 · 라이선스: 공개 도메인 (Public Domain) 형광펜·메모·읽은 표시는 판과 상관없이 같은 장에 함께 남습니다. 점선이 그어진 낱말은 교회백과에 문서가 있는 인물·지명·용어입니다(한 화면에 한 번씩만 표시). 형광펜·메모·읽은 표시는 이 브라우저에만 저장되며 내 표시에서 모아 볼 수 있습니다.